Home Të Fundit 23 vjecari u fut në tokë, flet për herë të parë 27...

23 vjecari u fut në tokë, flet për herë të parë 27 vjecarja nga Fieri ‘Ish burri më kërcenonte, prindërve të mi u thonte se do më zhdukte…’

16

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Fier,

23 vjecari u fut në tokë, flet për herë të parë 27 vjecarja nga Fieri 'Ish burri më kërcenonte, prindërve të mi u thonte se do më zhdukte...'

 

ku një 39-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij në lagjen Kryengritja e Fierit.

I pyetur në seancën gjyqësore të së dielës, Mihaj pohoi se nuk ka patur thikë me vete, por ia ka marrë viktimës pasi u përleshën me njëri-tjetrin.

Autori i vrasjes tha para gjyqtarit të seancës, se me viktimën kanë patur herë pas here debate dhe kërcënime, ndërsa ai e ka denoncuar tre herë në policinë e Fierit.

Para togave të zeza, 39-vjeçari Mihaj shprehu pendesë për krimin, ndërsa nga kafazi i qelqtë i kërkoi ndjesë familjarëve të 23-vjeçarit Bakaj.

Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati i autorit të krimit tha për mediat se motiv për ngjarjen janë bërë zënkat e vazhdueshme klientit të tij dhe viktimës.

“Ngjarja do më mbesë traumë gjithë jetën! Me Xhulianon nuk është bërë shkak Xhimi për divorcin.

Kanë qenë probleme të tjera, nuk mund ta shtyja dot më me atë njeri.

Hynte në burgje në Itali, Marjus është emri i tij i vërtetë. Kishim 9 vite bashkë.

2.5 vite ishim thuajse të ndarë jetonim në dhoma të ndarë, rrinim vetëm për hir të fëmijëve. I thoja do të ndahemi dhe më thoshte të vras madje më ka nxjerrë thikën edhe para fëmijëve.

Më vinte poshtë shtëpisë më ofendonte më shante kërcënonte. U kishte thënë edhe familjarëve të mi se do më zhdukte.

Në se del një mesazh apo foto e nisur nga ne tek ai, futem unë në burg. Mund t’i kem thënë e dua Xhimin, por kurrë ato pisllëqe që pretendon ai.

Si mund të nisja diçka të tillë, kur nuk i kisha pranuar që kisha një lidhje. Më telefononte deri në 2 të natës me pretekstin a kishin fjetur fëmijët apo jo.

Unë jetoja me motrën, por Xhimi jetonte pranë meje në një shtëpi tjetër. Kishim lënë që gjithçka të bëhej zyrtare pas divorcit zyrtar”, u shpreh ajo.