Mëngjesin e kësaj të marte, një aksident i rëndë u regjistrua në Rrugën e Arbrit, ku dy mjete u përplasën kokë më kokë, duke lënë të lënduar drejtuesit.
Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç, janë lënduar rëndë dhe janë transportuar fillimisht në qendrën shëndetësore të
Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.
Por për shkak të gjendjes së rëndë të tyre, dy tëlënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.
Mësohet se 25-vjeçari ndodhet në gjendje më kritike për jetën.
Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.