Home Të Fundit 3 stinë në një javë? Moti për JAVEN E ARDHSHME, cfarë pritet...

3 stinë në një javë? Moti për JAVEN E ARDHSHME, cfarë pritet të ndodh me temperaturat dhe me kushtet atmosferi ‘Të hënën është…’

14

Për javën që presim, vendi ynë parashikohet të jetë në ndikim të kushtreve atmosferike të qëndrueshme.

 

3 stinë në një javë? Moti për JAVEN E ARDHSHME, cfarë pritet të ndodh me temperaturat dhe me kushtet atmosferi 'Të hënën është...'
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht nga orët e mesditës.

Pëjashtim bën dita e Hënë ku moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e hera –herës të dendura.

 

Vranësirat nga orët e mesditës pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore e lokalisht mesatar në veri kryesisht në relievet malore.

Të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht breshër.

Në orët e pasdites reshjet e shiut me intensitet të ulët izolohen në relievet malore në pjesë verilindore të territorit e më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

 

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.