Home ShowBizzi A do te jete Arbana ne Big Brother Vip Kosova? Ja e...

A do te jete Arbana ne Big Brother Vip Kosova? Ja e vërteta e marrëveshjes…

15

Rikthimi i Arbana Osmanit në ekran është diskutuar shumë në media që pas largimit të saj nga “Big Brother VIP”.

Arbana Osmani , BBVK

Ajo është angazhuar në biznes, por ndërkohë ka paralajmëruar rikthimin e saj në ekran, gjë e cila deri tani nuk është konkretizuar.

Teksa në media kanë qarkulluar lajme se moderatorja do të jetë pjesë e “Big Brother VIP” Kosova, burime ekskluzive për revistën “Bordo” kanë mësuar se nuk ka një marrëveshje mes Arbanës dhe producentëve të “Big Brother VIP” Kosova.

Jo vetëm që nuk do të jetë në moderimin e BBV, por të njëjtat burime mësojnë se momentalisht nuk ka asnjë projekt televiziv me të cilin mund të jetë në biseda.

Vetë Arbana së fundmi ka publikuar një video që u aludua si programi i saj i ri “Kafe për çaste”, por në fakt ky spot është realizuar për filmin e ri të partnerit të saj Eduartit.