Home tvshow A është ndarë me Xhensila Myrtezajn? Bes Kallaku i përgjigjet për herë...

A është ndarë me Xhensila Myrtezajn? Bes Kallaku i përgjigjet për herë të parë aludimeve

97

Bes Kallaku ka reaguar për herë të parë për zërat që kanë qarkulluar në disa media, se divorci mes tij dhe Xhensilës është i stisur nga vetë ata për të shpëtuar nga hetimi i pasurisë.

A është ndarë me Xhensila Myrtezajn? Bes Kallaku i përgjigjet për herë të parë aludimeve

 

Prej disa kohësh po përflitet se çifti kanë shpikur një situatë për të shmangur vëmendjen nga kjo çështje, duke u shtirur në publik sikur i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe dy fëmijë.

Sot i ftuar në emisionin “Pasdite” në Vizion Plus me moderatoren Brikena Prifti, Bes Kallaku i cilësoi haluçinacione këto deklarata, që sipas tij marrin vëmendje në media vetëm për klikime.

“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marrr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tëndë. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, u shpreh Bes Kallaku.

Ai edhe për marrëdhënien me fëmijët pas ndarjes nga Xhensila. Djali, Ameni është vetëm 6 muajsh, por me vajzën e tij, Ajkën ka një lidhje të ngushtë, gjë që e tregon shpesh edhe në rrjetet sociale.
“Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë…Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët”, deklaroi ai.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u martuan disa vite më parë në një dasmë madhëshore, pas më shumë se 10 vitesh lidhje dashurie. Raporti i tyre ka qenë vazhdimisht i komentuar, veçanërisht në vitet e fundit.

Ata kaluan edhe një krizë në marrëdhënien e tyre pak kohë më parë, por i dhanë fund mosmarrëveshjeve duke u rikthyer sërish në krahët e njëri tjetrit. Disa muaj më vonë ata njoftuan se do të bëheshin prindër të një djali. Por duket se as lindja e tij nuk i shoi mosmarrëveshjet mes tyre, pasi pak javë pas ardhjes në jetë të Amen, dyshja u përfolën për ndarje.

Bes Kallaku konfirmoi zyrtarisht ndarjen në një dalje publike në Ferma Vip. Në një bisedë me konkurrentët, ai u shpreh se njëri nga fëmijët qëndron me ish bashkëshorten duke iu referuar Xhensilës, dhe tjetri me të.

Edhe vetë Xhensila e ka konfirmuar ndarjen nga Besi, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në ditëlindjen e saj ajo ndau disa foto me dy fëmijët, ku poshtë shkruante se në zemrën e saj ka vend vetëm për Ajkën dhe Amen.