Rike Roçi ishte sot e ftuar si ish-konkurrente e BBV në “Fan Club”.
Ajo u përball me pyetjet e opinionistëve, ku u përmend edhe Fatjoni i cili la lojën për të. E pyetur nëse ish-banori i ka shkruar pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme,
Rike jep përgjigjen epike se, ai nuk ka mundur pasi nuk e ka ende numrin e saj. Sakaq, ish-banorja u shpreh se Fatjoni ishte i vetmi “opsion” me të cilin mund të formonte grup, ose aleancë në BBV por fatkeqësisht ai la lojën dhe kjo gjë nuk ndodhi.
Pjesë nga intervista:
Ina: Cili do të ishte grupi jot Rike?
Rike: Fatkeqësisht, Fatjoni la lojën. Unë do isha grup me Fatjonin.
Ina: Do ishte Fatjoni në grupin tënd apo do ishe ti në grupin e Fatjonit?
Rike: Ne do ishim “Tavola a rotondo” (tavolina rrumbullake)
Ina: Epo ti e di që ajo nuk ekziston.
Rike: Ekziston, jo s’ka lidhje ne do të ishim grup.
Ina: A të ka shkruar Fatjoni tani që dole?
Rike: Jo, sepse nuk e ka numrin tim.
Ina: I bëjmë thirrje Fatjonit. Do ta jap unë pastaj.