Home Të Fundit A u do të ik vapa me Gushtin? Hakil Osmani flet se...

A u do të ik vapa me Gushtin? Hakil Osmani flet se cfarë pritet të ndodh pas këtyre ditëve me reshje ‘E enjtja dhe e Premtja do…’

16

Sinoptikanti Hakil Osmani tha se nga dita e enjte dhe e premte do të sjellin sërish rritje të temperaturave në një mesatare në 36 gradë celsius.

 

A u do të ik vapa me Gushtin? Hakil Osmani flet se cfarë pritet të ndodh pas këtyre ditëve me reshje 'E enjtja dhe e Premtja do...'
Osmani: Dita e sotme mbetet në mot të paqëndrueshëm dhe me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Reshjet do të jenë në zonën lindore jugore dhe qendrore.

Temperaturat e ajrit do të jenë më të ulta se ato që kemi përjetuar në ditët e gushtit. Maksimumi do të jenë në 32 gradë celsius.

E mërkura do të sjellë përmirësimin e motit dhe rritje të temperaturave.

Dita e enjte dhe e premte do të sjellin sërish rritje të temperaturave në një mesatare në 36 gradë celsius.

Nga e enjtja do të kemi kthjellime dhe mungesë reshjesh. Vija bregdetare do të ketë rritje temperaturash, por më e ndjeshme do të fillojë nga e enjtja, në rreth 5-6 ditë ku do të kemi temperatura të larta. I gjithë gushti parashikohet të mbyllet me temperatura të larta.