Në nëntor të vitit 2021, një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier, ku 8 vjeçari Mateo Vasiu u abuzua dhe më pas u vra nga Klodian Çalamani, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.
Për këtë ngjarje të rëndë, gazetari i kronikës së zezë, Elvis Myrta, ka rrëfyer së fundmi se nuk ka mundur që ta raportojë ngjarjen pasi e ka prekur shumë.
I ftuar në një intervistë për “Pasditja ime” në RTSH, Myrta tha: “Fatkeqësisht Shqipëria është një vend që prodhon shumë lajme të këqija,
por ajo që unë do të veçoja është tragjedia e një 8 vjeçari në Fier, ku autori kishte abuzuar me femijën.
Unë kam bërë një raportim para se… Pra, shkova në Fier ku kishte ndodhur ngjarja dhe bëra një raportim te shkolla e viktimës.
Nuk e kam përfunduar dot atë raportim për shkak të gjendjes sime emocionale dhe ndjeshmërisë kur shihja aty mësuesit apo shokët e tij të klasës”.