Vdekja e parakohshme e gazetares së njohur, Adelajda Xhamani, në moshën 31-vjeçare, ka lënë pas një dhimbje të thellë në zemrat e kolegëve dhe të gjithë opinionit publik.
7 vite pas ikjes së saj, mikja e saj, Iva Kalemi, e kujton me një postim prekës në rrjetet sociale, duke ndarë disa nga momentet më të bukura me Adelën.
“Adelë, asgjë nuk është më e drejtë në këtë botë që për pak duket si një virtualitet në të cilin ti mungon kaq shumë.
Ndryshimet janë të shumta, por ndjesia e humbjes tënde mbetet e pandryshuar.
Mungesa jote, njerëzit që të donin dhe sytë e tu do të jenë gjithmonë në zemrën time. Të gjitha këto vite kanë kaluar, por kujtimet e tua vazhdojnë të na shoqërojnë,” shkruan Iva.
Mes këtyre fjalëve, ndjehet thellësia e dashurisë dhe respektit që kolegët e saj kanë për të, duke na kujtuar se ndonjëherë, humbjet lënë pas më shumë se thjesht kujtime!