Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër.
Mësohet se një motor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.
Më tej bëhet me dije se shoferi 38-vjeçar me iniciale N. K.
së bashku me djalin e tij të mitur 14-vjeçar kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
Nuk dihet gjendja e tyre ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi N. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi N. K. dhe djali i tij, 14 – vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.