Home Të Fundit Aksident me vdekje në Fier/ Ndërron jetë 52 vjecari, arrestohet shoferi 20...

Aksident me vdekje në Fier/ Ndërron jetë 52 vjecari, arrestohet shoferi 20 vjecar

244

Arrestohet 20-vjeçari që shkaktoi mbrëmë aksidentin me pasojë vdekjen e një 52-vjeçari.

Aksident me vdekje në Fier/ Ndërron jetë 52 vjecari, arrestohet shoferi 20 vjecar
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier.

 

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H.

përplasi shtetasin D. Gj., 52 vjeç, i cili humbi jetën në spital, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 20 vjeç, banues në Mbrostar Ura.”, thekson policia.