Mesditën e sotme, një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Iballë të Pukës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.
Mësohet se viktimë ka mbetur Geg Prend Kola, rreth 40-vjeç.
Sakaq, policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin.