Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Berat, si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, A. M., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar me pasojë
vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel