Ndarjet nuk paskan fund në showbizin shqiptar. Pasi Iconstyle ju informoi për aludimet e një ndarje të mundshme të
Erjon Isait dhe bashkëshortes së tij, një tjetër figurë e njohur po përflitet për divorc.
Bëhet fjalë për aktorin e njohur Arben Derhemi dhe bashkëshorten e tij, moderatoren Iva Korumi.
Në rrjet po thuhet se çifti i ka dhënë fund martesës së tyre disa-vjeçare, fryt i së cilës është edhe një vajzë.
Sipas “Popart”, shkak për ndarjen ka qenë tradhtia e aktorit. Ish-moderatorja nuk ka arritur dot ta kapërcejë një gjest të tillë dhe kështu dyshja ka ndarë rrugët nga njëri-tjetri, prej thuajse një viti.
Dyshja as nuk ndiqen nëpër rrjetet sociale.
Kujtojmë se Arben Derhemi sapo ka përfunduar xhirimin e serialit “Njerëz dhe fate”, i cili pritet të publikohet së shpejti.