Home Të Fundit As 2 ditë nga vr*sja e 14 vjecarit në Tiranë, adoleshentët në...

As 2 ditë nga vr*sja e 14 vjecarit në Tiranë, adoleshentët në vendin tonë NUK ZENE MEND! Konflikohen me njëri tjetrin dy të mitur në Librazhd

11
0

Nuk reshtin konfliktet mes të miturve.

 

As 2 ditë nga vr*sja e 14 vjecarit në Tiranë, adoleshentët në vendin tonë NUK ZENE MEND! Konflikohen me njëri tjetrin dy të mitur në Librazhd

Një 13 vjeçar dhe një 14 vjeçar janë konfliktuar fizikisht në Librazhd.

Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Tirana dhe mbarë opinioni publik u trondit të hënën pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sediljen e pasme të një mjeti. Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.

Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here