Home Të Fundit AS NE FILMA NUK ISHTE PARE/ E tmerrshme: E ndihmoi të lindte...

AS NE FILMA NUK ISHTE PARE/ E tmerrshme: E ndihmoi të lindte në shtëpi, nëna hedh foshnjen e vajzës në tualet

21

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, Kosovë, ku një nënë dhe vajza e saj janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vrarë një foshnje të porsalindur.

 

AS NE FILMA NUK ISHTE PARE/ E tmerrshme: E ndihmoi të lindte në shtëpi, nëna hedh foshnjen e vajzës në tualet

Vajza 19-vjeçare, e cila ishte shtatzënë për shtatë muaj, ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë

me ndihmën e nënës së saj dhe më pas dyshohet se e kanë hedhur foshnjën në tualet. Pas kësaj, 19-vjeçarja kërkoi ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia kanë konfirmuar arrestimin e dy grave dhe kanë ngritur

akuza për vrasjen e foshnjës gjatë lindjes dhe ndihmën në këtë vrasje. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimi për këtë krim mund të jetë nga tre muaj deri në tre vjet burg.

“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare

e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, njoftoi Policia.