Home ShowBizzi “Bardhi i shkretë…”/ Çfarë po ndodh mes çiftit? Sara zbulon ‘vuajtjet’ që...

“Bardhi i shkretë…”/ Çfarë po ndodh mes çiftit? Sara zbulon ‘vuajtjet’ që po kalon partneri i saj: Ja shkatërrova karrierën

223
0

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi u njohën dhe u dashuruan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.

te fundit, big brother vip albania, bbv, sara gjordeni, bardhi, karriera
Edhe pse pati shumë aludime se ata do të ndaheshin shumë shpejt, ata e vazhduan romancën e tyre edhe pas daljes nga reality show.

Lidhur me çiftin Sara-Bardhi ka patur komente të shumta në rrjet, duke nisur nga ato pozitive që janë në mbështetje të tyre e deri tek ato negativet. Ka shumë persona që mendojnë se Gjordeni po i prish karrierën këngëtarit të njohur, pasi ky i fundit ‘prishi’ marrëdhëniet edhe me menaxherin e tij i cili ishte “kundër” lidhjes së tyre.

te fundit, big brother vip albania, bbv, sara gjordeni, bardhi, karriera

Ndërkohë një ditë më parë, Sara përmes një postimi në “Instastory” ka treguar se sa shumë “vuan” partneri i saj, duke ironizuar komentet e njerëzve.

“Shkëputur nga episodet e vuajtjeve të Bardhit ‘të shkretë’ që në mëngjes”– ka shkruar Sara krahas një fotoje duke i gatuar mëngjesin këngëtarit.

“Ja shkatërrova karrierën”- vazhdoi ajo ku tregoi se i kishte bërë dhuratë një libër Bardhit.

te fundit, big brother vip albania, bbv, sara gjordeni, bardhi, karriera
Modelja përmes këtyre postimeve ka treguar se dyshja po shijojnë pushimet së bashku në Kuçovë, ndërsa janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

te fundit, big brother vip albania, bbv, sara gjordeni, bardhi, karriera

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here