Nisja e edicionit të ri të BBVA nuk është më ‘mister’. Vet faqja zyrtare e BBV dhe TCH ka zbuluar se edicioni i ri i spektaklit më të ndjekur hap dyert në muajin dhjetor
Ndërsa edicioni i ri afrohet, pak nga pak tashmë nisin të zbulohen edhe emrat e atyre që do të jenë banorët e rinj të shtëpisë së VIP-ave.
Emri i aktores Cubi Metkaj është përfolur që vitin e shkuar për të qenë pjesë e BBV, ndonëse aktorja nuk u bë pjesë e formatit për shkak se sapo ishte bërë pjesë e “Portokalli”, e këtë vit Cubi sërish po mendon të bëhet pjesë e formatit.
Aktorja përmes një video të fundit në Instagram, kërkon të dijë mendimin e publikut nëse duhet apo jo të bëhet pjesë e BBV këtë edicion.
“Të gjithë do duan të futen, varet kush do pranohet. Çfarë të bëj këtë vit”, thotë Cubi ndër të tjera.
Si mendoni ju, do donit ta shihnit Cubin si banore të BBV4?
View this post on Instagram