Home Të Fundit BEFASUESE! Flori apo Luizi, ja kush qëndron më lart për sipas tekstshkrueses...

BEFASUESE! Flori apo Luizi, ja kush qëndron më lart për sipas tekstshkrueses për këndim dhe recitim të balatave!

21

Mbremjen e djeshme, gazetarja e njohur, Ida Nurçe, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”,

 

BEFASUESE! Flori apo Luizi, ja kush qëndron më lart për sipas tekstshkrueses për këndim dhe recitim të balatave!

ku foli edhe në lidhje me dy artistët, Flori Mumajesi dhe Luiz Ejlli.

Ida është tekstshkruesja e një poezie me titull “M’thirri ndjenja” e recituar nga Flori si dhe tekstshkruesja e këngës “Frymë” të kënduar nga Luizi.

E pyetur nëse ‘është më mirë një tekst nga ty dhe i recituar nga Flor Mumajesi apo një tekst i shkruar nga ty dhe i kënduar nga Luiz Ejlli’, Nurçe zgjodhi Mumajesin.

Pjesë nga intervista:

Alesia: Ida Nurçe përveçse gazetare është edhe tekstshkruese. Është më mirë i shkruar një

tekst nga ty dhe i recituar nga Flor Mumajesi apo një tekst i shkruar nga ty dhe i kënduar nga Luiz Ejlli?

Ida: “Sigurisht që një tekst i shkruar nga unë dhe i recituar nga Flor Mumajesi. Por pak më poshtë është edhe i kënduar nga Luizi”.

Manushi: Sa më poshtë?

Ida: “Dua të shtoj diçka, teksti që kam bërë dhe ka lexuar Flori, ka qenë spuntoja që unë jam njohur si tekstshkruese.

E për këtë jam shumë falënderuese për Florin”.