Home Të Fundit Bëri buj të madhe ngjarja e rëndë në Shkodër, dalin ANALIZAT: Ja...

Bëri buj të madhe ngjarja e rëndë në Shkodër, dalin ANALIZAT: Ja cfarë e shkaktoi vd*kjen e dy fëmijëve të Alma Arrazit

24

Shkak i vdekjes së dy fëmijëve të Alma Arrazit ka qenë mbytja.

 

Bëri buj të madhe ngjarja e rëndë në Shkodër, dalin ANALIZAT: Ja cfarë e shkaktoi vd*kjen e dy fëmijëve të Alma Arrazit
Ky është përfundimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa ende pritet përgjigjja për Arrazin dhe njërin prej fëmijëve të saj.

Gazetarja e “Jetë Shqiptare”, Aida Topalli, bëri me dije po ashtu se, sipas analizave toksikologjike,

rezulton se nëna dhe 3 fëmijët nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në marrjen e aktit tragjik të mbytjes.

“Instituti i Mjekësisë ligjore i ka dërguar Prokurorisë së Shkodrës përgjigjen e analizave toksikologjike të 4 viktimave nga

ku ka rezultuar se ata nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në aktin final. Po ashtu nga Instituti i Mjekësisë ka ardhur përgjigjja për dy fëmijët

e Alma Arrazit se shkak i vdekjes është mbytja dhe nuk është konstatuar asnjë lloj dhune.

 

Pritet përgjigjja e analizave për shkakun e vdekjes së Alma Arrazit dhe njërit prej fëmijëve të saj”, u shpreh gazetarja Topalli.

Për tragjedinë e 2 majit në Shkodër është vënë në pranga bashkëshorti i viktimës dhe babai i fëmijëve, Erdgys Arrazi.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Arrazi ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit.

Ndërkohë që sherri në familje kishte nisur prej kohësh, pasi Alma Arrazi zbuloi tradhtinë e tij me një vajzë shumë më të re në moshë.

Edhe më herët 32-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke treguar se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët pretendojnë se Arrazi kishte një lidhje tjetër jashtëmartesore, detaj që është marrë si pistë hetimi nga autoritetet.