Home Të Fundit Borë në male, shi e ftohtë në fushë…Moti dimërore në ‘buzë’ pranvere/...

Borë në male, shi e ftohtë në fushë…Moti dimërore në ‘buzë’ pranvere/ Cfarë pritet të ndodh pasditen e sotme?

127

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

 

Borë në male, shi e ftohtë në fushë...Moti dimërore në 'buzë' pranvere/ Cfarë pritet të ndodh pasditen e sotme?

Moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh.

 

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe territorit ndërsa në qendër reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatarë,

 

hera-herë reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

 

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe territor, në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000-1200m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek,

ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në orët e paradites era bëhet e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.