Home Të Fundit ‘Burrat i shohin gratë si dashnore…’ Egla Ceno SHPERTHEN ndaj Gentian Zenelajt...

‘Burrat i shohin gratë si dashnore…’ Egla Ceno SHPERTHEN ndaj Gentian Zenelajt ‘Më ka surprizuar për keq…’

45
0

Aktori i mirënjohur Gentian Zenelaj ka qenë i ftuar së fundmi në “Pushime On Top”.

 

'Burrat i shohin gratë si dashnore...' Egla Ceno SHPERTHEN ndaj Gentian Zenelajt 'Më ka surprizuar për keq...'

Në këtë intervistë, ndër të tjera ai u pyet edhe për rrugëtimin e kolegut të tij Julian Deda në “Big Brother Vip”, për të cilin tha se e ka mbështetur me anë të votave.

Ndërkohë, aktori nuk e mohoi faktin që e pyesin shumë për raportin e tij me një tjetër kolege, Egla Cenon.

“Eglën e kam pasur katër vjet shoqe klase. Ashtu vendosi të ndiqte strategjinë e lojës së saj.

 

Nuk e di nëse ka qenë lojë, apo ashtu është realisht, por në shumë gjëra më ka surprizuar…E di që do e bëni lajm nëpër portale. Ajo e fitoi lojën, por profilin tonë të aktorëve më mirë e nxori Juli. Për mua ai është fituesi,” vijoi ai.

Kaq mjaftoi që Egla t’i përgjigjej virtualisht Gentianit me një postim në Instagram, ku shkroi:

“Burrat i shohin gratë si mbretëresha, princesha, muza, kuzhiniere, shtëpiake, nëna, bija, dashnore…Vetëm si gra nuk i shohin kurrë! Duhet të jetë shumë e vështirë për ta, prandaj me sa duket nuk bëjnë me faj njëri-tjetrin kur përdorin fjalë denigruese ndaj një gruaje!”

“Më ka surprizuar! Nuk them për mirë apo për keq se do bëhet lajm portalesh, por më ka surprizuar për keq,” shkroi ajo në mbishkrim.

 

 

'Burrat i shohin gratë si dashnore...' Egla Ceno SHPERTHEN ndaj Gentian Zenelajt 'Më ka surprizuar për keq...'

'Burrat i shohin gratë si dashnore...' Egla Ceno SHPERTHEN ndaj Gentian Zenelajt 'Më ka surprizuar për keq...'

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here