Home ShowBizzi “Burrë i fëlliqur, i pafytyrë”,‘plas’ keq mes Ledjonës dhe Julit: Do marr...

“Burrë i fëlliqur, i pafytyrë”,‘plas’ keq mes Ledjonës dhe Julit: Do marr gruan tënde…

22

Dy banorët e komentuar të “Big Brother Vip” Ledjona dhe Juli patën një moment të sikletshëm me njëri tjetrin, gjatë një bisede në telefon në studio televizive.

Ledjona Xheladinaj, Jul Deda

Dyshja krijuan shoqëri të mirë brenda shtëpisë me njëri tjetrin, e cila zgjati edhe pasi dolën. Por Ledjona u sfidua nga Ronaldo Sharka për t’i bërë një telefonatë ‘prank’ Julit, ku nuk munguan ofendimet, duke e realizuar kështu rolin e saj shumë mirë..

Juli nuk arriti ta kuptonte lojën që i bënë, por u përpoq ta sqaronte Ledjonën që nuk kishte thënë asgjë të keqe për të.

Ledjona: Alo
Juli: Hë moj

Ledjona: Mos më thuaj hë moj,

Juli: Ça do?

Ledjona: Ça bën si je? Je vetëm?

Juli: Jo pse, çfarë problemi ka?

Ledjona: Kaq burrë i fëlliqur je? Kaq i pafytyrë?

Juli: Pse?

Ledjona: Ti e di shumë mirë si e kam marrëdhënien me Eriolën, si shkon dhe i thua një mijë fjalë për mua.. ku e di ti paftësinë time, s’të vjen turp?

Juli: O gjigande.. Kujt i ke rënë, mos i ke rënë Gazit

Ledjona: Jo Jul Dedës i kam rënë, kryemashtruesit dhe gruas së keqe që flet me gocat, ku e di ti që më mbajnë me mik mua te puna

Juli: O Ledjona ku pive? Ça të kam bërë mi?

Ledjona: Do të takoj gruan dhe do t’i them dy fjalë çfarë ke bërë ti kur kemi qenë të party?

Juli: Çfarë kam bërë mi?

Ledjona: Si s’të vjen turp, sa respekt kam pasur për ty. Ta ka bërë mi Egla ty, o kokë daulle.

Juli: Kush të ka thënë?

Ledjona: A kishe dalë më Erjolën, i ke thënë këto fjalë.

Juli: Do më japësh 10 mijë euro borxh?

Ledjona: Po t’i jap, ia marr Eglës t’i jap ty

(qeshin)