Pas disa ditësh qëndrimi afër Gjestit, Xheneta duket se ka filluar të ndryshojë mendim për marrëdhënien mes tyre.
Gjatë një bisede me banorët, ajo ka shprehur hapur shqetësimin e saj, duke theksuar se ndihet e pavendosur për lidhjen që ka zhvilluar me të.
Xheneta ka thënë se kërkon një burrë që të ketë seriozitet dhe peshë në fjalët e tij, një person që të jetë i matur dhe i vendosur, e jo dikë që veç qesh dhe nuk i merr gjërat seriozisht.
Kjo ka qenë një shqetësim që e ka mbajtur për një kohë të gjatë, por sot vendosi ta ndajë me banorët dhe të jetë e hapur për ndjesitë e saj.
“Kam nevojë për një burrë që i ka peshë fjala, jo që thjesht qesh”, ka deklaruar ajo, duke lënë të kuptohet se nuk është më e sigurt për raportin që ka me Gjestin.