Home tvshow Çfarë po ndodh mes çiftit?! Luizi e “shantazhon” me video në mes...

Çfarë po ndodh mes çiftit?! Luizi e “shantazhon” me video në mes të emisionit, KIARA: Nëse e publikon nuk e di se çdo e gjejë…

227

Kiara Tito ka qenë e ftuar në emisionin më të ri

Çfarë po ndodh mes çiftit?! Luizi e “shantazhon” me video në mes të emisionit, KIARA: Nëse e publikon nuk e di se çdo e gjejë...

 

të Bora Zemanit në Top Channel, “Cherry on Top”.

Ajo ka folur për periudhën e ëmbël të shtatzënisë, si po e përjeton ajo dhe Luizi dhe ka treguar shumë të pathëna. Një gjë që i ka bërë shumë përshtyje Kiarës gjatë shtatzënisë, është e gërrhitura. Ajo shprehet se nuk ka gërrhitur kurrë më parë, por tani gjatë shtatënisë ka ndodhur dhe Luizi e ka filmuar.

Kiara Tito: Gjëja që po vuaj më shumë është gjumi. Deri në muajin e 7 isha ok, pastaj kur fillova të merrja ato kilet e tepërt që kam shtuar 25 kg, janë kilogramët më të bukur.

Bora Zemani: 30 shtova unë në shtatzëninë time.

Kiara Tito: E kam shumë të pamundur të fle natën. Sa zë një pozicion më duhet të çohem sërish. Mezi po pres të shtrihem një herë përmbys kur të mbarojë kjo shtatzëni dhe të fle një herë e qetë.

Bora Zemani: Si ia bën me të gërhiturat e Luizit?

Kiara Tito: Tani Luizi këto kohët e fundit i ka shtuar pak si shumë këto të gërhiturat. Shkon në sallon në momentin që gërhet shumë sepse nuk do të më shqetësojë. Plus që kam marrë një jastëk gjigant nga këto të shtatzënive dhe zë gjysmën e krevatit me të dhe ndonjëherë e gjej Luizin duke rënë nga krevati domethënë. E di çfarë nuk ma kishte marrë mendja kurrë? Unë zakonisht fle shumë qetë edhe në Big Brother e kanë vërtetuar që unë nuk gërhas kurrë. Një natë Luizi tha ika në sallon sepse të dëgjova duke gërhitur dhe më kishte filmuar. Këtë video nuk ke për ta publikuar kurrë Luiz sepse nuk e di se çfarë mund të të gjejë.