Home Të Fundit Cfarë pritet të ndodh: Antonela Berisha dhe motra e saj rrezikojnë deri...

Cfarë pritet të ndodh: Antonela Berisha dhe motra e saj rrezikojnë deri në 10 vite burg pas ngjarjes së fundit?

37

Një episod i rëndë dhune është shënuar në kryeqytet, ku është dhunuar barbarisht blogeria, Klea Prenga, duke i shkaktuar plagë të rënda.

 

Cfarë pritet të ndodh: Antonela Berisha dhe motra e saj rrezikojnë deri në 10 vite burg pas ngjarjes së fundit?

Kjo e fundit po darkonte në një restorant në kryeqytet kur është sulmuar fillimisht me grushta dhe më pas duke i thyer një gotë në fytyrë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi blogeren Klea Prenga mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.

Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet./vizionplus.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klea Prenga (@kleaprenga_)