Home Të Fundit Cfarë trishtimi! Shërbyen me mish e shpirt për këdo që kishte nevojë,...

Cfarë trishtimi! Shërbyen me mish e shpirt për këdo që kishte nevojë, ndahen nga jeta dy mjekë shqiptar (POSTIMI RRENQETHES)

475

Vladimir Gusmari dhe Lulëzim Ndreu, dy personalitete në fushën e mjekësisë shqiptare janë ndarë nga jeta.

 

Cfarë trishtimi! Shërbyen me mish e shpirt për këdo që kishte nevojë, ndahen nga jeta dy mjekë shqiptar (POSTIMI RRENQETHES)

Lajmin e trishtë e jep miku dhe kolegu i tyre, mjeku Erion Dasho, i cili thotë se javë që kaloi ishte e dhimbshme për komunitetin e tyre.

 

Dy personalitete të çmuara i quan ai Gusmarin dhe Ndreun, për të cilët shkruan me konsiderata të larta dhe i shpreh ngushëllimet familjeve të tyre.

 

“Ladi ishte një prej njohësve më eruditë të sistemeve shëndetësore botërore, me një karrierë mbresëlënëse që e çoi deri në majat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

Në Shqipëri, ai ishte “motori” që së bashku me Prof. Isuf Kalon hodhën bazat e lëvizjes për cilësi dhe siguri në sistemin shëndetësor.

 

Luli ishte fillimisht drejtues në Ministrinë e Shëndetësisë dhe më pas sipërmarrës i suksesshëm në fushën e arsimit mjeksor. Vizioni, energjia dhe përkushtimi krahasohej vetëm me mirësinë dhe zemërbardhësinë e Lulit.

 

Ikja e tij në moshën 51 vjeçare e bën edhe më të dhimbshme humbjen”, shkruan Erion Dasho.