Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Dafina Zeqiri pak ditë më parë ka befasuar të dashurin e saj, duke i dhuruar një makinë të tipit Ferrari për ditëlindje.
Ajo ka publikuar një fotografi së bashku me Kreshnik Gjergjin, teksa ndodhen në automjet.
“Më dërgo në hënë të lutem”, shkruan këngëtarja.
Menjëherë Kreshinku i ktheu përgjigje përmes një “Insta-story”, duke thënë “Po zonjë”.
Çifti duket se ka nisur punën për ceremoninë e dasmës, që pritet të ndodhë së shpejti.
Ata do organizojnë një ceremoni private me familjen e miqtë. Këngëtarja ka treguar shpesh planet e saj për të krijuar familje.