Home Të Fundit ‘Dashuria e vërtetë është shumë e rrallë…’ Heidi Baci zemërthyer flet për...

‘Dashuria e vërtetë është shumë e rrallë…’ Heidi Baci zemërthyer flet për ‘ZHGENJIMIN’ që mori nga ndarja me Romeon! Ish banorja na emocionon

25
0

Heidi Baci është larguar mbrëmë (e shtunë) nga programi “Goca dhe Gra”, ku ishte në panel me disa emra të njohur të shoubizit.

 

'Dashuria e vërtetë është shumë e rrallë...' Heidi Baci zemërthyer flet për 'ZHGENJIMIN' që mori nga ndarja me Romeon! Ish banorja na emocionon

Ajo tregoi arsyet duke thënë se po rikthehet sërish për të jetuar në Itali, aty ku edhe e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës.

E njëjta siç shihet ka ndarë rrugët edhe me partnerin e saj, Romeo Veshajn, me të cilin u njoh në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

E në këtë mënyrë mori vëmendje edhe për deklaratën për dashurinë që bëri në emision.

“Dashuria, ajo e vërteta është shumë e rrallë. Ndoshta ne nuk e kemi parë kurrë. Shumë njerëz nuk do e kenë, nuk do e shijojnë kurrë atë gjë . Dashurinë që themi me të vërtetë”, u shpreh Baci.

Ish-konkurrentja theksoi: “Kështu varet edhe nga koncepti që kemi ne për dashurinë”.

Dyshimet për ndarje erdhën pasi prej më shumë se një muaji nuk janë parë bashkë, ndonëse në rrjete sociale ndiqen akoma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here