Home Të Fundit Dëmtime në kokë dhe fraktura në trup, ja si paraqitet gjendja e...

Dëmtime në kokë dhe fraktura në trup, ja si paraqitet gjendja e 4 vjecarees që u rrëzua nga shkallët në qendrën tregtare në Tiranë

23
0

Vajza 4-vjeçare, e cila u rrëzua në hapësirën mes shkallëve elektrike të katit të tretë, në një qendër tregtare në Tiranë, ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës.

 

Dëmtime në kokë dhe fraktura në trup, ja si paraqitet gjendja e 4 vjecarees që u rrëzua nga shkallët në qendrën tregtare në Tiranë
Burime bëjnë me dije se 4-vjeçarja ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe fraktura në trup. Gjendja e saj paraqitet stabël dhe po mbahet nën kujdes intensiv nga mjekët e spitalit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi sot. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here