Aktorja e njohur Cubi Metkaj dhe Visjan Ukcenaj
mbrëmjen e djeshme kanë hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP”,
ku kanë surprizuar mikun e tyre Julian Deda.
E teksa ditët e fundit Juli ishte shumë i mërzitur, pasi e kishte kapluar
malli për njerëzit e tij të dashur, dy aktorët i treguan atij se jashtë çdo gjë është mirë.
“Më ka marrë shumë malli për ty. Kam folur pothuajse çdo ditë dhe janë shumë mirë”-
tha Visi, megjithëse ai kishte një ankesë për aktorin, sepse Juli nuk e ka përmendur fare gjatë gjithë këtyrë ditëve qëndrimi në shtëpinë e “BBVIP”.
“Ku je o zog gomari? Pse nuk përshëndet në televizio more? Unë për tu jam zënë me Donald Veshaj,
Ilir Shaqirin kam bërë fjalë, dhe desh shtypa Ledion Liçon me fugon, pse nuk përshëndet mua.
Ne s’ jemi zogj gomari, jam zënë me të gjithë Shkodrën për ty.
Të duam shumë, të gjithë i kë bërë krenarë por mua më ke mërzitur pak” – u shpreh aktori.