Që në nisje të këtij “Big Brother”-i, emri i Romeos përflitej si një nga fituesit e mundshëm.
Aktori i humorit përgjatë gjithë lojës ka ruajtur një pëlqim të madh te publiku, duke e vlerësuar edhe si finalistin e parë të këtij edicioni.
Ndaj, jo të paktë ishin ata që u habitën, kur ai la shtëpinë mbrëmjen e finales, si i treti në këtë garë. E duket se habinë më të madhe e kishte edhe vetë aktori, që e kishte të pamundur të mos lexohej sesa i zhgënjyer ishte.
Krisja mes tij dhe produksionit u vu re që në minutat e para pas eliminimit, ku aktori falënderoi publikun për mbështetjen, por jo produksionin. Fill pas spektaklit, në festën e organizuar nga produksioni, u vu re mungesat e aktorit, çfarë shtyu publikun të konfirmonte se tashmë, krisja ishte diçka reale. Edhe dy ditë më pas, kur edhe u mbajt festa e këtij spektakli, sërish ai nuk mori pjesë.
Ndërkohë e dashura aktorit, Heidi Baci ka qenë e pranishme në festë dhe u shoqërua nga “kunata” e saj, Bora Zemani. Heidi ka zgjedhur të qëndrojë me disa nga ish-banorët, mes tyre edhe Julian Dedën.
Por, sipas dy ish-banorëve të “Big Brother”, Olta Sheta dhe Toros Shahnaia, Romeo mungoi pasi ka vendosur t’i qëndrojë afër aktorit Agron Llakaj, pas humbjes së bashkëshortes. “Romeo kishte atë sebepin e Agron Llakës dhe ka ikur direkt për t’i qenë afër xhaxhi Gonit dhe mirë ka bërë. Në qoftë se e ka bërë këtë,
ka lënë atë të mbarojë detyrat e tij për ‘Big Brother’-in dhe është larguar për te Agroni. Kjo mund të jetë, këtë besoj unë…”, – tha Toros Shahnaian, i ftuar në “Shqipëria Live”.
Edhe Gazmend Ujkashi, i ftuar në “Ftesë në 5” tha të njëjtën gjë, duke hedhur poshtë sipas tij, hatërmbetjet si arsye e mungesës së Romeos këto ditë. Por gjithçka u konfirmua nga vetë Ledioni, kur ai nuk u shfaq as në mbrëmjen e së martës,
në post-”Big Brother”. Finalisti, i cili u rendit në vendin e tretë të “Big Brother VIP”, nuk është shfaqur në këtë post. Moderatori Ledjon Liço u shpreh se nuk i di arsyet, por ndoshta që do t’i mësojmë rrugës.
“Nuk i është përgjigjur ftesës Romeo Veshaj, arsyet nuk i dimë, ndoshta do i mësojmë rrugës”, – tha moderatori Ledjon Liço.
Pasi mori medaljen e “bronzit”, duke zënë vendin e tretë në finalen e madhe, Romeo zgjodhi të mos merrte më pjesë në asnjë aktivitet që vinte më pas. E duket se pas perdes së madhe do të ketë pasur konflikte, sepse nga një verifikim i shpejtë na rezulton se Romeo nuk e ndjek më Ledionin dhe as ky i fundit atë.
Ndonëse si Romeo dhe Ledioni kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin, pas finales së “Big Brother” diçka ka ndodhur dhe dy djemtë nuk e ndjekin më njëritjetrin. Nga ana tjetër, aktori vijon të ndjekë motrat Hoxha, duke na zbuluar se hatërmbetja ka qenë vetëm me moderatorin e këtij formati.
Që pas përfundimit të spektaklit, Romeo jo vetëm që ka munguar në festat dhe post-”Big Brother”, por edhe në intervistat televizive, të cilat i ka pjesë të kontratës për t’i ndjekur.
Nëse rikthehemi pak vite më parë, kjo arratisje i ngjason asaj të vëllait të tij, Donaldit. Kur Donaldi u rendit i dyti, pas Ilirit, ai refuzoi të ishte pjesë e post-”Big Brother” dhe e daljeve televizive. Edhe në festën e organizuar, Donaldi erdhi pas disa orësh, ku edhe qëndroi i maskuar si Spiderman. Në atë kohë, Donaldi shprehej nëpër miq i zhgënjyer për faktin se nuk i ishte dhënë çmimi parë. Duket se të njëjtën pakënaqësi ka edhe binjaku i tij, Romeo.
Pas përfundimit të spektaklit, ai është larguar së bashku me Donaldin, duke preferuar që të distancohen nga gjithçka çfarë po ndodhte pas spektaklit. Edhe në rrjetet sociale, deri më tani, ai ka zgjedhur të heshtë, duke mos folur për arsyet e këtij distancimi. Por duket se ‘inati’ i aktorit është pikërisht me Ledionin, i cili nga ana tjetër ka vendosur që thjesht ta largojë nga “Instagram”- i, duke zgjedhur të mos flasë më për atë çfarë ndodhi me ish-mikun e tij.
Por teksa raportet me shtëpinë e tij mediatike nuk janë në ditët më të mira, dashuria po shkon perfekt për Romeon dhe Heidin. Dyshja u kanë dhënë fund aludimeve se nuk janë më bashkë, pasi aktori nuk e shoqëroi të dashurën e tij në festën pas përfundimit të BBV, si edhe mungoi në post-”Big Brother”.
Ka qenë Heidi, ajo e cila përmes një postimi në “Instagram” ka ndarë momente nga dhoma e tyre e gjumit, teksa Romeo i bie pianos. “Je shumë i mirë! E bërë shumë mirë”, dëgjohet t’i thotë ajo Romeos, ndërsa ky i fundit u shpreh se “e bëra keq, do e bëj edhe njëherë”.
Heidi Baçi ka treguar se po planifikon të jetojë në Shqipëri për të shijuar lidhjen e saj të dashurisë me aktorin, Romeo Veshaj. Ajo ka treguar se pas përfundimit të “Big Brother VIP” raporti mes tyre është i shkëlqyeshëm, duke theksuar se po jetojnë momentet e privatësisë që i munguan në kamera.
“Raporti ynë është shkëlqyeshëm, jemi shumë mirë. Po jetojmë më në fund ato momentet tona të privatësisë që na kishin munguar shumë. Unë duhet t’i jap drejtim sepse personi që ka rrënjët në Itali jam unë, tani duhet t’i vendos në vijë gjërat, do të spostohem këtej. Avash-avash të dy bashkë do t’ia dalim. Do të vij këtej, absolutisht po.
Nuk shoh zgjidhje tjetër, por më pëlqen Shqipëria. Pse jo. Nuk është diskutuar që të vijë Romeo në Itali, por për momentin është Shqipëria. Do të kisha pasur qejf, do t’i them. Ndoshta do të bëjmë pak këtej dhe pak andej në fillim. Disa ditë pushime do t’i marrim, të rrimë larg, vetëm të dalim në rrugë rehat. Kemi nevojë”, – tha Heidi Baçi.
Pyetjes nëse ka plane për fëmijë, ajo iu përgjigj: “Do t’i doja shumë, por dua ta shijojmë pak njëri-tjetrin. Të shijojmë këto momente, pastaj do të shohim”. Teksa Heidi tashmë duket një hap më pranë një karrierë të re në televizion, Romeo duket një hap më larg asaj, që për disa vite ka qenë shtëpia e tij mediatike