Reperi i njohur Noizy është shoqëruar në ambientet e policisë, për shkak të dhunës barbare së ushtruar në bashkëpunim me grupin e tij ndaj personazhit të TikTok-ut, Medi Iseni, brenda një klub nate në Pejë.
Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të 2 gushtit.
Përmes një InstaStory, Noizy lajmëron fansat e tij se perfomanca e tij në një klub në Ferizaj është anuluar për shkak se ai po shoqërohet në polici.
“Ferizaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju pasi po më shoqërojnë në polici! Shihemi herë tjetër”, ka shkruar ai, në një postim që tashmë është fshirë.
“Noizy më ka dhënë 30 mijë euro për t’i nxjerrë në pritë Clevion”
Personazhi i TikTok, Medi Iseni, ka akuzuar reperin e njohur, Noizy se i ka kanë dhënë mbi 30 mijë euro për të nxjerrë Clevion në pritë.
Deklaratat e Medi Iseni kanë ardhur pasi u dhunua brenda një lokali nate në Pejë nga reperi dhe grupi i tij, ndërsa pretendon se e preu në besë shoku i Noizy-t, Stresi.
Ai ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pasi refuzoi që t’i nxirrte personazhin e tjetër të TikTok, Clevio Ahmetaj në pritë.