Home Të Fundit ‘Dita e Enjte SHUME E RENDESISHME…’ Horoskopi javor nga Meri Gjini ‘Shenjat...

‘Dita e Enjte SHUME E RENDESISHME…’ Horoskopi javor nga Meri Gjini ‘Shenjat do perplasen me…’

202

Astrologe Meri Gjini ka bërë mëngjesin e sotëm parashikimin e Horoskopit për javën që sapo ka nisur.

 

'Dita e Enjte SHUME E RENDESISHME...' Horoskopi javor nga Meri Gjini 'Shenjat do perplasen me...'

E ftuar në “7pa5” Meri Gjini tha se dielli nesër te Binjakët na lehtëson shumë më tepër lëvizjen, komunikimin, por edhe të shijuarin e të përditshmes.

Nisim një javë me hënën te peshorja, që do jetë shumë e thjeshtë t’i marrin maksimumin ndihmës nga fati dhe njëkohësisht të jnë në qendër të vëmendjes.

Dita e enjte është shumë e rendësishme, sepse paradite kemi një hënë të plotë në boshtin shigjetar-binjak që do bëjë një ndryshim total në agjendën e secilit.

Dashi
Nëse ka për të firmosur diçka, ose ka për të bërë një ujdi, nisur nga sot duhet të vendosin prioritet.

Për ata që duan të shkojnë diku, për pushim do ishte mirë që ta kenë nisur fundjavën pushim dhe të shfrytëzojnë dhe ditën e sotme. Sepse nga nesër do jetë e domosdoshme prezenca në ambjentet e punës. Kujdes me shpenzimet, pavarësisht prurjeve.

Demi
Tematika që i përkasin shtepisë do jenë prioritet, por me zgjidhje shumë të mira. Pjesa sociale e raporteve njerëzore, e prodhimeve, levzijeve profesionale, duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga sot deri në datën 23. Data 23 ka një hënë tranzitore në orët e para të paradites.

Binjakët
Dielli shkon te ata nesër. Në datën 23 presin edhe Venusin dhe në fundjavë presin planetin e fatit, është ajo java që do nis një periudhë të stërgjatur në çështje të rëndësishme, por me zgjidhje të mirë. Ka ardhur momenti i shpërblimit për binjakët. Nis në mesin e kësaj jave shperblimi për atë që keni arritur me mundim tuaj. Nga sot dhe nesër ndalohet të josheni nga “molla e ndaluar”.

Gaforrja
Hyrja e sotme është pozitive. Dielli të binjakët është lehtësues. Bën të mundur për ata që kanë për të mbyllur çështje, do ja dalin me sukses. Edhe çështje që janë për tu mbyllur përgjithmonë, mbyllet me fatin dhe lehtësinë maksimale. Sot vazhdon në rrjedhën e ditëve që mbyllen nga java që kaloi.

Luani
Javë e rëndësishme për punën për ata që kanë vendosur prioritet profesionin. Edhe ata që nuk kanë në plan të ndërrmarin lëvizje profesionale, mendojeni 2 herë këtë javë. Është momenti për mundësi korrigjuese në 2024.

Virgjëresha
Profesioni dhe karriera janë prioritet. Për ata që kanë të strukturuar punën është një javë shumë e mirë. Për ata që kanë nevoj për ndryshim do kenë propozime interesante, por ta mendojnë dy herë. Shanset dhe mundësitë që vinë në këtë periudhë kanë tendencë për të marrë maksimumin lehtësisht dhe shumë shpejt.

Peshorja
Të qetë dhe të qartë nisur që nga dita e sotme, si në çështje familjare dhe në çësthje ekonomike. Nga nesër me diellin te binjakët, favorizohet ekonominë dhe pagesat. Është një periudhë e mirë për peshoren deri në mesin e korrikut.

Akrepi
Me hënën te vetja të mërkurën dhe të enjten bën që të jenë më të ndjeshëm se zakonisht dhe të japin ndjesinë e “lule mos më prek”. Te përpiqen të jenë tolerant me njerëzit e rrethit të afërm familjar. Me personat jashtë familjes duken mjaft bashkëpunues.

Shigjetari
Ka vendime të rëndësishme përsa i përket fëmijëve dhe familjes. Edhe pse është në katërkëndësh me diellin e tyre neptunin, bën të mundur që zgjidhjet të jenë në maksimum. Përsa i përket punës, me marsin te dashi duket sikur është një pozicion i favorshëm, por do e ndihmojë shumë më tepër në javën e fundit të majit.

Bricjapi
Duket sikur prioriteti i javës mund të jetë shëndeti. Puna dhe shëndeti janë dy prioritet që do impenjoheni sot dhe nesër. Hapësirat ekonomike do vazhdojnë. Sot dhe nesër do kenë mundësira ekonomike. Më vonë duket sikur përmirësimi ekonomik për bricjapët vjen nga partneri ose partnerja.

Ujori
Me diellin te binjakët është një periudhë që shkalla e vështirësive të gjërave që keni për zgjidhje zbret ndjeshëm. Vera do jetë pjesë e mendimeve në drejtim të punës dhe ekonomine. Dielli bën një hyrje të fortë te ju 5 këndore me plutonin, ndryshe nga java që lam pas, të lindurit në ditët e para të ujoëve e kanë potencialin dhe mundësinë për të marrë në kontroll xhepin e tyre. Kanë mundësinë për të përballuar sfidat.

Peshqit
Problematikat lidhen me ekonominë ose besimin te njerëzit. Do vihet në diskutim besueshmëria ndaj njerëzve me të cilët keni zgjedhur të bashkëudhëtoni në jetën tuaj. Ekonomia aq sa është problematike aq është edhe mundësia për zgjidhje të mira. Sot është një ditë që do i marrin maksimumin e ndihmësës së fatit.