Home Të Fundit ‘Do doja të rikthehesha në TCH…’ Jul Deda tregon se cfarë do...

‘Do doja të rikthehesha në TCH…’ Jul Deda tregon se cfarë do bëjë pas daljes nga shtëpisë së BBV

124

Sot ishte episodi i fundit i emisionit më të dashur nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri,

 

'Do doja të rikthehesha në TCH...' Jul Deda tregon se cfarë do bëjë pas daljes nga shtëpisë së BBV

“BBV – Live nga shtëpia”, vetëm në valët e Top Albania Radio. Në këtë episod të fundit,

Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpi të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.

I pyetur se çfarë ndodh nëse ai fiton Big Brother, çfarë do të bëjë më pas me jetën e tij, Jul Deda u shpreh:

S’e kam llogaritur, por një gjë e kam llogaritur. Që si ta fitoj, si mos ta fitoj, nuk ka rëndësi ajo, mbas 25 majit për hir të vërtetës është një verë e gjatë,

por do të mendoj për ndonjë projekt timin. Nuk dua të shkëputem nga televizioni. Kushdo televizion të jetë, por bisedën e parë dua ta bëj me Top Channel,

me shtëpinë time të parë. Do doja shumë të rikthehesha në Top Channel patjetër. Nuk dua të shkëputem. E kam thënë këtu me qindra herë. Televizioni mu ka bërë si drogë. Nuk rri dot pa të. Një herë në javë e dua me sesbën.