Ish-banori i “Big Brother VIP3”, Elvis Myrta, ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”.
Ai komentoi disa nga ngjarjet më pikante që kanë ndodhur së fundmi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Një situatë komike ka ndodhur mes Heidi Bacit dhe Graciano Taganit pak ditë më parë, të cilët qeshën gjatë klipit prezantues të Lisit, gjë që duket e mërziti shumë Romeo Veshajn. Kjo gjë solli debate mes këtij të fundit dhe balerinit, gjë që u përcoll në ‘prime’-in e së shtunës.
I pyetur mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Lisi ka dhënë dhe mendimin e tij mbi të gjithë këtë situatë. A u ndje ai i mërzitur apo i ofenduar?
Nuk u preka fare, unë e kam si natyrë vetë të qeshurën. E vetmja gjë për të cilën u preka ishte pjesa që Heidi u provokua nga Graciano. Është një provokator i niveleve të larta. Qava bashkë me Romeon, ai nga shtëpia aty, unë nga shtëpia ime.
Unë personalisht e kam ndjerë më shumë këtë provokimin se sa ‘Kutinë e Pandorës’. E kam ndjerë si tallje, do e flas dhe me Gracianon. Nuk e fal më këtë herë, ‘kamikazin e vogël’.
Njerëzit që janë pa shtyllë kurrizore kështu janë. Do flasim kur të dalë jashtë. Në momentin që kam dalë dhe nuk e kam cenuar atë, ky e bëri në një mënyrë ‘skuthlluke’. Hyri për të rregulluar imazhin, por po e bën më keq.