Heidi Baci ka refuzuar ftesën e të dashurit të saj, Romeo Veshajt, për të qëndruar tek shtëpia e tij pas daljes nga Big Brother VIP.
Gjatë një bisede, aktori i ka thënë që ‘ti do vish tek shtëpia ime’, ndërsa Heidi është shprehur që jo, ndërsa shton se sipas saj, Romeo po tallëj.
Ndërkohë Romeo është habitur nga refuzimi i saj, dhe e ka pyetur se pse tha jo.
“Jo se do shkoj të rri çik me të mit, çfarë thua”, u përgjigj Heidi, ndërsa Romeo shtoi “a po më fal se harrova”
Pjesë nga biseda:
Romeo: Ti do vish tek shtëpia ime
Heidi: Ëëë! Çfarë thua o idiot!
Romeo: Pse?
Heidi: Jo!
Romeo: Si jo moj?!
Heidi: E di që po tallesh, me këtë fytyrë kështu që…
Romeo: Më vdekshin të gjithë nuk po tallem moj, ca thua ti
Heidi: E di që po tallesh Romeo, ta njoh fytyrën. Ndalo.
Romeo: Se mora vesh. Pse jo?
Heidi: Po jo se do shkoj të rri çik me të mit, çfarë thua.
Romeo: A po, më fal se harrova
Heidi: Sa budall! E kishe seriozisht ti?
Romeo: Po moj
View this post on Instagram