Situata e dhomës së izolimit duket se e ka revoltuar publikun, i cili ka shpërthyer në komente.
Mbrëmjen e djeshme u vendos nga “Vëllai i madh” që Ilnisa dhe Meritoni të qëndrojnë në dhomën
e izolimit së bashku me Eglën e më pas do të jetë publiku ai që do të vendosë të eleminojë një prej tyre.
Duke u bazuar në sondazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale, duket se Ilnisa është banorja më e rrezikuar
për të lënë garën, duke qenë se Egla dhe Meritoni kanë shkaktuar më shumë polemika në shtëpi.
Mirëpo, kjo nuk i ka pëlqyer një pjese të mirë të publikut i cili ka shpërthyer ndaj
produksionit në komente duke u shprehur se Ilnisa po sakrifikohet padrejtësisht dhe po bëhet ‘kurban’ i veprimeve të Eglës.