Home ShowBizzi “Dua një foto me ty”, Jul Deda përlot me postimin për 14-vjeçarin...

“Dua një foto me ty”, Jul Deda përlot me postimin për 14-vjeçarin e ndjerë

16
0
Julian Deda

Vrasja e rëndë e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar ka tronditur mbarë opinionin publik.

“Dua një foto me ty”, Jul Deda përlot me postimin për 14-vjeçarin e ndjerë

Kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale nga figura të njohura të ekranit.

Aktori i humorit, Julian Deda, ndau një postim prekës në llogarinë e tij në Instagram, ku kujton një moment të veçantë me të ndjerin Martin.

Ai publikoi një foto të vitit 2021, ku shfaqet së bashku me djaloshin e talentuar, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen e tij.

“Prehu në paqe i dashur Martin. A mund ta bëjmë një foto bashkë, edhe pse nuk kanë kaluar ende 10 vite? Edhe pse fati tragjik t’i ndërpreu ëndrrat në mes? E unë prapë e dua këtë foto me ty, o kampion.

Na pikëllove të gjithëve, o djalë, por Zoti djemtë e mirë i do pranë vetes.

Qofsh mirë me Zotin. Ngushëllime të sinqerta familjes,” shkruan Juli krahas fotos.

Kjo foto, e cila për herë të parë ishte publikuar nga Martini apo familja e tij, shoqërohej me një mbishkrim që sot tingëllon si një ogur i dhimbshëm:

“Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua, Martin Cani.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here