Ditën e nesërme pritet të përkeqësohet moti, duke sjellë reshje të dendura dhe erë të fortë.
Për këtë arsye, drejtoria e Përgjithshme Detare në Vlorë, u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe
anijeve të përshkimit, duke filluar nga nesër 9 shtator e deri mëngjesin të martës 10 shtator, që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, të marrin masa me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
‘Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuar gjatë datave 09-10.09.2024 !
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 09-10.09.2024 duke filluar nga ora 10:00 datë 09.09.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
1.DUKE FILLUAR NGA ORA 10:00 DATË 09.09.2024 TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 10.09.2024.’- njofton drejtoria Detare.