Humoristi i mirënjohur Sejfulla Myftari, i njohur ndryshe me emrin e tij si Cekja i Beratit, i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” më 25 shtator.
Ai ka problem me shtëpinë e tij të pushimit që ka në Sarandë, pasi edhe pse nuk jeton njeri ai paguan faturat e ujit mbi 6000 lekë në muaj.
Shtëpinë në Sarandë Cekja e ka prej 22 vitesh, por problemin me mbifaturim e ka kohët e fundit.
Ai tregoi për “Fiksin” se në dy muaj korrik e gusht faturat e ujit kapin vlerën prej 11.500 lekë pa qenë kush në shtëpi.
“Unë duhet të pyes komshinjtë mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh”, u shpreh ai.
Më pas, ai tregoi se ka bërë kërkesë pranë UKS për ndërrim të matësit dhe ka shlyer gjithë pagesat me vlera të konsiderueshme, duke i zeruar ato në korrik të 2024.