Home Të Fundit E fundit ecje, e fundit pamje, e fundit frymë! Publikohen pamjet e...

E fundit ecje, e fundit pamje, e fundit frymë! Publikohen pamjet e fundit të Almës me 3 fëmijët e saj (Video)

123

Pamjet më poshtë janë momentet e fundit të 39-vjeçares Alma Arrazi me tre fëmijët e saj,

 

E fundit ecje, e fundit pamje, e fundit frymë! Publikohen pamjet e fundit të Almës me 3 fëmijët e saj (Video)

pak çaste përpara se të hidheshin në ujërat e lumit Buna, një ngjarje që tronditi Shkodrën por edhe mbarë Shqipërinë.

 

Në videon e parë, Alma Arrazi shihet teksa del nga një kafene ku ndodhej së bashku me kunatën e saj.

 

Kunata largohet në drejtim të kundërt me fëmijën e saj, ndërsa 39-vjeçarja me tre fëmijët merr rrugën drejt urës së lumit të Bunës.

 

Është ora rreth 20:09 e mbrëmjes.

Për gati 10 minuta ajo ka besohet të ketë ecur me këmbë së bashku me fëmijët drejt urës,

 

ku dallohet në videon e dytë të mbërrijë rreth orës 20:21.

 

Tashmë është errësirë dhe mbi urë shihet trafik i shpeshtë i makinave.

 

Ndonëse video aty ndërpritet, shumë gjëra mbeten të paqarta, edhe pasi më herët është thënë se nuk ka pasur asnjë pamje filmike që mbulon urën e lumit Buna.

 

Dyshohet se në momentin që Alma Arrazi ndodhej pranë Urës së Bunës me tre fëmijët,

 

ajo ka parë bashkëshortin në makinë me të dashurën e tij. Në këtë moment ajo dyshohet se ka hedhur tre fëmijët nga ura dhe më pas është hedhur vetë.