Në Post Big Brother VIP, Sara ka folur edhe një herë për situatën që ndodhi pas largimit të Bardhit nga
shtëpia më e famshme në Shqipëri për shkak të sëmundjes së nënës së tij, ku u ngritën shumë aludime.
Sara tregon se Bardhi ka dalë i traumatizuar nga ajo shtëpi dhe e ka vuajtur për ditë me radhë situatën që u krijua.
Ledion Liço: Ti bërë një deklaratë shumë të fortë kur Bardhi la shtëpinë e BBV3 për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së vetë. Ishte një periudhë që kishte goxha deklarata. Çfarë halli kishte atëherë?
Sara Gjordeni: Nuk kisha asnjë hall, unë nuk doja të Bardhi të dilte i traumatizuar nga e gjithë situata, së dyti i pëlqente, nuk i pëlqente njerëzve,
unë që nga momenti i parë që kam dalë deri më sot unë kam thënë vetën të vërtetat, nëse njerëzve nuk i konvenon, është puna e tyre. Nuk kam qenë e kënaqur me mënyrën se si është menaxhuar situata me Bardhin,
sepse mendoj që mund të ishte sjellë më ndryshe që Bardhi të traumatizohej pak më parë sepse ai e ka vuajtur për ditë me radhë mbas daljes nga BBV situatën që u krijua.