“Pranoj të martohem me moderimin e Big Brother VIP Fan Club.
Është diçka që e kam me shumë qejf dhe kur e manifeston në kokë bëhet.
Fituesja e sezonit të dytë të “Dancing With The Stars”,
Enxhi Nasufi i ka dhënë fund zërave mbi personazhin që do të moderojë Fan Clubin e Big Brother VIP 3.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Enxhi konfirmoi zërat duke theksuar se është
shumë mirënjohëse për mundësinë që i është ofruar dhe do të përpiqet ta trajtojë me dinjitetin dhe seriozitetin maksimal.
Bieta: Vijnë të mira të tjera pas kësaj fitore?
Enxhi: Po, të vjen oreksi.
Bieta: Përvec çekut, ndonjë këngë ndonjë performancë, ndonjë gjë e re? Domethënë ke menduar t’i kthehesh muzikës, për ndonjë këngë të re?
Enxhi: Po, po e diskutojmë, duhet të shkoj në studio për këngë të tjera sepse nuk përfundon këtu.
Po fituam, ti e shijon këtë gjë, lumturohesh, por tani që je në një stad të caktuar është koha për të vendosur nëse përfundon aty, apo vazhdon.
Unë nuk kam ndërmend ta lë këtë gjënë, qoftë televizionin, qoftë muzikën. Nëse mendojmë që tani mbaroj, në fakt tani filloi.
Bieta: Tani na thuaj gjërat e tjera të reja. Për shembull emri jot lakohet për moderimin e Big Brother Fan Club, a do ta moderosh ti BBV Fan Club?
Enxhi: Po, po moj Bieta, po. Pranoj të martohem me moderimin e Big Brother VIP Fan Club. Është diçka që e kam me shumë qejf dhe kur e manifeston në kokë bëhet. Tani më do të ketë punë nuk do të fle.
Silvi: Mbaroi një Dancing With The Stars filloi një tjetër.
Enxhi: Unë jam shumë mirënjohëse për gjërat që më vijnë dhe do të përpiqem ta trajtoj këtë me dinjitet dhe seriozitet.
Ti e di shumë mirë që unë televizionin e kam një dashuri shumë të madhe dhe duke qenë se jam rritur me këtë gjënë, e bëjë me shumë qejf. Silvester po qe cun i mirë do të vijë aty në back stage të më ndihmoj aty mbrapa.
Shtëpia më të famshme në Shqipëri do të ndezë dritat një nga një mbrëmjen e 13 janarit.
Drita që do të fiken siç e do tradita nga fituesi i këtij edicioni. Por deri atëherë është një rrugë e gjatë para, dhe patjetër një spektakël për t’u mos u humbur./ Top Channel