Një 70-vjeçar, i cili kishte shkuar prej të premtes për të prerë dru,
është gjetur i mbytur në Gramsh. Sejdin Hysa nga fshati Kodovjat u gjend i mbytur afër lumit në fshatin Bersnik.
I ndjeri kishte shkuar për dru, por humbi kontaktet me familjarët që dje pasdite.
Familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet. Në kërkime u përfshinë edhe forcat zjarrfikëse në Gramsh,
të cilat bënë të mundur gjetjen sot në mëngjesit të trupit të pajetë të të moshuarit.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes pasi gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur shira në Gramsh.
Policia po heton nga erdhi uji me rrëmbim që i mori jetën 70-vjeçarit.