Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Mamurras.
Një 17-vjeçar ka ndërruar jetën, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Adoleshenti me inicialet E.H. është dërguar në spital,
por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.
“Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se aksidentalisht
ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, shtetasi E. H., 17 vjeç.
17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën”,
-njofton policia. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.” – njofton policia.