Home tvshow E RENDE! Vd*s një tjetër punëtor ndërtimi! Zhduket personi që e… (EMRI+FOTO)

E RENDE! Vd*s një tjetër punëtor ndërtimi! Zhduket personi që e… (EMRI+FOTO)

94

Një tjetër punëtor ka humbur jetën në një kantier ndërtimi në Shëngjin.

E RENDE! Vd*s një tjetër punëtor ndërtimi! Zhduket personi që e... (EMRI+FOTO)

LEZHË- Një tjetër aksident në punë me pasoje vdekjen ndodhi këtë të shtune në Shëngjin.

 

 

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13 e 30 minuta ne zonën e Kunes, ndërsa viktimë mbeti Preng Gjoni rreth 50-vjeç.

Ai po punonte në kantierin e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin ku mori goditjen fatale në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga objekti. Punëtori u transportua me makinë private në urgjencën e Spitalit të Lezhës pa shenja jete, ndërsa personat që e transportuan në spital u larguan duke humbur gjurmët.

Policia arriti brenda një kohe të shkurtër të gjejë vendin e ngjarjes, ku vendosi shiritin skenë krimi në objektin 3-katësh. Në kantier u gjetën dhe dy punëtorë të tjere që u shoqëruan për tu marrë në pyetje.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima ishte i siguruar në kompaninë e ndërtimit “Kovaci Termo” në pronësi të Martin Kovaçit. Kjo kompani disponon lejen e ndërtimit, thanë burimet, por dyshohet se nuk zbatoheshin rregullat e sigurisë në punë.

Ky është aksidenti i dyti që ndodh në harkun kohor të dy ditëve Shëngjin.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, janë shoqëruar dy persona në lidhje me këtë ngjarje.

‘Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.’, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.