Home Të Fundit E shtuna me reshje, e diela me… Njihuni me parashikimin e motit...

E shtuna me reshje, e diela me… Njihuni me parashikimin e motit para se të bëni plane për fundjavën

122

Dita e shtunë pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat në zonën jugore do të jenë deri të dendura.

 

E shtuna me reshje, e diela me... Njihuni me parashikimin e motit para se të bëni plane për fundjavën
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit

 

e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore.

 

Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut.

 

Ditën e diel moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës

bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.