Home Të Fundit E SHTUNE E ZEZE/ Aksident tragjik ne vend, motorri del nga rruga,...

E SHTUNE E ZEZE/ Aksident tragjik ne vend, motorri del nga rruga, humb jetën drejtuesi

20

Një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti pasditen e kësaj të shtune.

 

E SHTUNE E ZEZE/ Aksident tragjik ne vend, motorri del nga rruga, humb jetën drejtuesi
Ngjarja është regjistruar në aksin Fier-Pishporo, teksa 64-vjeçari po udhëtonte me motor.

Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të motorit i cili ka dalë nga rruga, për pasojë 64-vjeçari ka ndërruar jetë.

Teksa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të detajeve.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç,

duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.