Home Të Fundit E THEU REKORDIN E LUIZIT? Dedikimi i këngëtarit për Kiarën apo izolimi...

E THEU REKORDIN E LUIZIT? Dedikimi i këngëtarit për Kiarën apo izolimi i Eglës, ja kush arriti më shumë klikime për 24 orë!

1290

Egla Ceno është kryefjala e këtij sezoni të “Big Brother VIP”.

 

E THEU REKORDIN E LUIZIT? Dedikimi i këngëtarit për Kiarën apo izolimi i Eglës, ja kush arriti më shumë klikime për 24 orë!
Aktorja është komentuar shumë për situata të ndryshme në shtëpi,

mirëpo një zarf i zi solli skualifikikim e saj nga gara.

Megjithatë, një publik i tërë u bë lëmsh pas një videoje të publikuar ditën e djeshme

nga faqja zyrtare e Big Brother VIP në Instagram.

Në postim shihet pikërisht Egla, e izoluar në një dhomë të bardhë, e vetme,

larg pjesës tjetër të banorëve.

E mes gjithë pikëpyetjeve për rikthimin e Eglës në reality show, diçka tjetër

ka tërhequr vëmendje; numri i madh i shikimeve që ky postim ka arritur në Instagram, plot 3.7 milionë në më pak se 24 orë.

Një shifër rekord e arritur në një kohë mjaft të shkurtër, ndërsa në rrjet kanë

filluar krahasimet me dedikimin e Luiz Ejllit për partneren e tij, Kiara Tito, e realizuar në sezonin e kaluar të Big Brother VIP.

Asokohe, dedikimi i Luizit u publikua në 14 shkurt dhe për 24 orë arriti të grumbullojë plot 2.9 milionë shikime,

brenda 1 muaji rreth 9 milionë shikime, ndërsa deri më sot, ky postim ka kaluar shifrën e 16 milionë shikimeve dhe 176 mijë pëlqimeve.